Ja cilat skuadra do të ketë në grup Kosova nëse kualifikohet në Botëror

auto kos1774732773

Kombëtarja e Kosovës momentalisht është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë këtë verë.

Dardanët kanë vetëm një pengesë, dhe ajo është Turqia, me ndeshjen që do të luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit.

Në rast triumfi të martën, atëherë Kosova do të kualifikohej për herë të parë në një turne madhor, dhe vetëm pas tentimit të tretë për t’u kualifikuar në një Botëror, pasi më parë kishte dështuar për Kupën e Botës 2018 dhe 2022.

Kosova arriti në finale të “play-offit”, pasi në gjysmëfinale e mposhti të enjten e 26 marsit Sllovakinë, në Bratislavë, me shifrat prej 4-3.

Nëse Kosova arrin kualifikimin në Botëror, atëherë do të jetë pjesë e Grupit D, aty ku është edhe njëri nga bashkëorganizatorët e këtij turneu, pas shortit të hedhur më 5 dhjetor të vitit 2025.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguaji dhe Australia janë pjesë e këtij grupi, ku do të shtohet edhe fituesi i “play-offit” C të UEFA-s, në të cilin është Kosova dhe Turqia.

Ndërkohë, Turqia po kërkon që të rikthehet në Botëror pas 24 vitesh, pasi për herë të fundit ishte pjesë në vitin 2002, kur përfunduan në vendin e tretë.

Hera tjetër kur kishin marrë pjesë në një Botëror, ishte viti i largët 1954, duke përfunduar aventurën qysh në fazën e grupeve.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
CP5AFlOa 400x400
Lexo më shumë

Festa kombëtare franceze shënohet edhe në Kosovë 

Me rastin e kremtimit të Festës Kombëtare Franceze, realizohet pritja e organizuar ng ambasadori i Francës në Kosovë,  Olivier Guérot. Në festë pritet të marrin pjesë personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë.  Ky event, i mbështetur nga shumë sponsorë, do t’u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.  14 Korriku, historia e një Feste kombëtare  Festa Kombëtare Franceze, është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastilës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit.…