Kalludra e Vogël, një nga plagët e hapura të luftës në Kosovë: 23 shqiptarë ende të zhdukur, policia Serbe urdhëroi groposjen e viktimave

auto Screenshot 91785570803

Përpara 27 vitesh, 23 civilë shqiptarë u zhdukën në zonën e Kalludrës së Vogël në komunën e Zubin Potokut, ndërsa edhe sot e kësaj dite fati i tyre mbetet i pazbardhur.

Dyshimet se në këtë zonë ndodhet një varrezë masive janë rikthyer në vëmendje pas dëshmive dhe dokumenteve që, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, ekzistojnë prej më shumë se dy dekadash.

Sipas një shkrimi të drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, Policia Serbe kishte dijeni për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë që në ditën kur ndodhi krimi, më 19 prill 1999. Ajo pretendon se, në vend të hetimit dhe arrestimit të autorëve, policia urdhëroi groposjen e trupave për të fshehur gjurmët e krimit.

Kandiq i referohet dëshmisë së serbit Ranko Tepavac, dhënë para hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës në vitin 2003, ku përshkruhet se një grup civilësh shqiptarë u ndalua nga persona të armatosur serbë, u grabitën dhe më pas u ekzekutuan. Sipas dëshmisë, pas ngjarjes policia mbërriti në vendin e krimit dhe urdhëroi varrosjen e viktimave.

Megjithëse kjo dëshmi u bë publike në vitin 2013, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd dhe ai i Kosovës thonë se nuk ka të dhëna që UNMIK-u apo Policia e Kosovës të kenë ndërmarrë hetime konkrete ose të kenë verifikuar vendndodhjen e varrezës së dyshuar.

Ngjarja lidhet me një grup prej rreth 20 shqiptarësh nga rajoni i Mitrovicës, të cilët në prill të vitit 1999 tentuan të largoheshin drejt Malit të Zi përmes maleve. Gjatë rrugës grupi u nda, ndërsa një pjesë e tij ra në pritë pranë Kalludrës së Vogël. Vetëm disa persona arritën të shpëtonin, ndërsa fati i pjesës tjetër mbeti i panjohur deri në dëshmitë e mbledhura pas luftës.

Në analizën e saj, Natasha Kandiq vlerëson se mungesa e hetimeve për më shumë se dy dekada përbën vazhdim të padrejtësisë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, të cilave u është mohuar e drejta për të mësuar të vërtetën dhe për të varrosur të afërmit me dinjitet.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar në disa raste se dokumentacioni zyrtar tregon për përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim dhe kanë kërkuar hapjen e arkivave serbe për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, familjet e 23 të zhdukurve vijojnë të kërkojnë drejtësi, ndërsa pritet që gërmimet e mundshme në zonën e Kalludrës së Vogël të hedhin dritë mbi një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë./ RTK

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts