Policia dhe doganierët parandalojnë dy raste të kontrabandimit me mallra

FB IMG 1785488116670

Më datën 30 korrik 2026, në kuadër të zbatimit të një plani taktik operacional në rrugët malore të fshatit Korminjan, janë identifikuar dy automjete që kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në Republikën e Kosovës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mallrat nuk janë të pajisura me dokumentacion mbi prejardhjen apo procedurat doganore, ndërsa sipas mbishkrimeve ishin prodhim i Serbisë. Me autorizim të prokurorit kujdestar në Gjilan, automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme të vlerësimit dhe ruajtjes.

Lidhur me rastin janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga njësia kompetente e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme në zonën kufitare, me qëllim mbrojtjen e rendit juridik, ekonomisë së vendit dhe sigurisë së qytetarëve.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts