Me rastin e kremtimit të Festës Kombëtare Franceze, realizohet pritja e organizuar ng ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në festë pritet të marrin pjesë personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë.
Ky event, i mbështetur nga shumë sponsorë, do t’u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.
14 Korriku, historia e një Feste kombëtare
Festa Kombëtare Franceze, është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastilës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit.
14 korriku, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e tij ushtarake në Champs-Elysees me ballo dhe fishekzjarre kudo në Francë.

