Kosova ëndërron që të marrë pjesë në Botërorin 2026. Tifozët kanë mundësi që t’i ndihmojnë “dardanët” në finalen e “play off”, nëse sfida me Sllovakinë do të fitohet.
Interesimi për stadiumin “Fadil Vokrri” është i jashtëzakonshëm, ndërsa biletat dolën sot në shitje dhe u shitën të gjtiha.
Kosova do të luajë me fituesin e çiftit Turqi-Rumani, në rast se mposht Sllovakinë.
Në të kundërt do të kthehet në një miqësore, pasi do të luajë me humbësin e çiftit të përmendur.
Sfida në “Fadil Vokrri” është rezervuar më 31 mars. Ndryshe nga se ndodh në “Air Albania” për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, çmimet ishin të arsyeshme nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës duke marrë parasysh se mund të jetë finale.
Ata varionin nga 10 deri në 30 euro. Me 100 euro ishin vetëm biletat e tribunës VIP.