KV DRITA U18 KAMPION I KOSOVËS

FB IMG 1777150129771

Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt, kësaj radhe nga gjeneratat e reja! Sot, juniorët tanë treguan karakter, disiplinë dhe cilësi të lartë duke triumfuar në finale me rezultat të pastër 3:0 në sete ndaj Golden Eagle Therandës dhe duke u shpallur për herë të parë Kampion në histori të klubit për gjeneraten U18.

Kjo fitore nuk është rastësi, është rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi dhe një vizioni të qartë për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

KV Drita po dëshmon çdo ditë se investimi në talentet e rinj është rruga e duhur, duke ndërtuar jo vetëm sportistë të fortë, por edhe karaktere të shëndosha.

Stafi i trajnerëve po bën një punë të jashtëzakonshme, duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje çdo lojtari të ri që të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij maksimal.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë suksesi për këta djem dhe për klubin tonë.

Urime të gjithë ekipit për këtë arritje të merituar.

Të shtunën, më 25 prill 2026, në sallën e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, u zhvilluan garat përfundimtare të Play-Off-it në konkurrencën e meshkujve U18, ku morën pjesë katër skuadrat më të mira të sezonit nga Superliga A: Drita, Golden Eagle Theranda, Ferizaj dhe Vëllaznimi.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale dhe finales, titulli i kampionit të Kosovës për sezonin 2025/2026 i takoi skuadrës së Drita, e cila tregoi paraqitje të shkëlqyeshme gjatë gjithë turneut final.

Rezultatet

Gjysmëfinalet
Drita – Vëllaznimi 2:0
(25:20, 25:21)

Golden Eagle Theranda – Ferizaj 2:1
(25:16, 14:25, 16:14)

Finalja
Drita – Golden Eagle Theranda 3:0
(25:15, 25:14, 25:23)

Medaljet për ekipet pjesëmarrëse i ndanë Fadil Lumi, Komesar i Garave, dhe Ermal Maliqi, anëtar i bordit.

Ndërsa kupën e kampionit e dorëzoi Gëzim Brahimi, anëtar i bordit në FVK.

FVK e uron KV Drita (M), për titullin e kampionit të Kosovës në konkurrencën U18 për meshkuj!

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts