Sot shorti për Final4 të Kupës së Kosovës

FB IMG 1776073812266

Të hënën (sot) bëhet tërheqja e shortit për turneun finale (Final4) të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.
Turneu final, që përfshin gjysmëfinalet dhe finalet në të dy konkurrencat, do të mbahet në një vend, ndërsa pas aplikimeve të pranuara vendimin e merr Bordi i FHK-së.


Shorti tërhiqet nga ora 15:00 në lokalet e FHK-së. Final4 i Kupës së Kosovës është prej aktiviteteve më të rëndësishme të federatës sonë.
Te hendbollistët garojnë Kastrioti, Rahoveci, Besa Famgas dhe Prishtina.
Te hendbollistet në gjysmëfinale do të paraqiten Istogu, Ferizaj, Samadrexha dhe Shqiponja.
Turneu final mbahet më 25 e 26 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts