Vazhdon procesi i lirimit të pronave të Trepça Sh.A. në Komunën e Prishtinës.
Kjo ndërmarrje njofton se pas lirimit të mëhershëm të një pjese të parcelës nr. 73-0, së fundmi është realizuar edhe lirimi i një pjese tjetër të kësaj parcele, e cila për vite me radhë ka qenë e uzurpuar.
Sipërfaqja e liruar prej 50 ari ka një vlerë të tregut mbi 1.2 milion euro, duke përfaqësuar një rikthim të rëndësishëm të pasurisë së ndërmarrjes.
Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe rikthimin e pronave të saj, në përputhje me ligjin dhe në funksion të interesit publik.