Samadrexha e fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

FB IMG 1777226691192

Samadrexha është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha në finale mposhti Istogun me rezultat 27:23.

Për Samadrexhën është trofeu i parë i Kupës.
Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin istogaset, por pa ia dalë që të shkëputen më shumë se dy gola.

Në pjesën e dytë lojtaret e Samadrexhës shfaqën më tepër. Kaluan në epërsi, që e mbajtën deri në fund për të festuar trofeun e çmuar.

Jennifer Abreu udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira.
Tek Istogu, tetë gola i shënoi Joneide Olikaka. Katër i realizoi Alda Bruna.

Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, kurse Istogu e eliminoi Shqiponjën.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts