Arrestohet edhe një serb për krime lufte në Zubin potok

auto Screenshot 461785226101

Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në Komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.

 I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. 

Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës. 

 Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Speciale do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka publiku do të njoftohet në kohë.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts