Istogu e fiton bindshëm derbin me Ferizajn

FB IMG 1776629081357

Istogu ka fituar 40:20 ndaj Ferizajt, në derbin e xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën në Banjë, istogaset kanë dominuar për fitore bindëse.

Me fitore, Istogu e përfundoi stinorin e rregullt në vendin e tretë me 23 pikë. Ferizaj ka përfunduar i katërti me 20 pikë.

Në gjysmëfinale të plejofit Istogu luan me Shqiponjën e vendit të dytë, ndërsa Ferizaj me Samadrexhën e vendit të parë.

Destinee Benie udhëhoqi Istogun me 13 gola. Sevdanur Ozkan i shënoi po ashtu 13 gola për Ferizajn.

Në pozitën e fundit me dy pikë renditet Kastrioti, që do të luajë në plejaut.

Kastrioti të dielën pësoi 31:30 nga Tereza e Obiliqit.

Si mysafire fitoi edhe Besa ndaj Ulpianës, 43:33.
Tereza përfundoi e gjashta me 14 pikë. Besa është e shtata me gjashtë pikë, ndërsa Ulpiana e teta me tri pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts