Rahoveci me fitore bindëse ndaj Prishtinës

FB IMG 1771136005029

Prishtina e Rahoveci e kanë luajtur ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” , Rahoveci fitoi me rezultatin bindës, 47:32.

Për Rahovecin ishte fitorja e 14-të e edicionit.

Me 28 pikë e mban vendin e parë.

Prishtina është e parafundit me shtatë pikë.

Granit Kadiri i realizoi 14 gola për “vreshtarët”.

Nëntë i shtoi Mali Luzha.

Te Prishtina më efikasi ishte Enis Kuleta me 10 gola.

Nëntë i kishte Albi Gjuka.

Ndeshjet tjera të xhiros janë të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts