Këta janë lojtarët për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2026

Messenger creation 9DC50979 11E6 4CE4 BFBB E92314398E84

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Dardanët do të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinale të “play-off”-it, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Në rast fitoreje, Kosova do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtari do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Për këto sfida vendimtare, përzgjedhësi Foda është përballur me disa mungesa të rëndësishme, pasi për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.

Ndërkohë, në kombëtare janë rikthyer sërish Florent Hadergjonaj dhe Vesel Demaku.

Përzgjedhësi Foda më shumë detaje lidhur me listën dhe përgatitjet për duelin me Sllovakinë dl të japë në konferencën për media, e cila do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, në hotelin Emerald, ditë në të cilën fillon grumbullimi zyrtar i Dardanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts