Java e Kombëtares A

FB IMG 1773648910673

Me grumbullimin e së dielës, ka nisur java e rëndësishme e Kombëtares A të Kosovës në hendboll.

Sot, djemtë e Kombëtares sonë do të kenë ditë të ngarkuar me stërvitje e analiza, njëjtë si nesër.

Ndërkohë të mërkurën është udhëtimi për në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshja Bosnjë-Hercegovina – Kosova zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në arenën “Mejdan” në Tuzla.

Menjëherë të dielën është ndeshja e kthimit, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtina nga ora 17:00.

Dy ndeshjet me boshnjakët i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2027. Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të kualifikohet në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese. Në fazën e tretë presin Ishujt Faroe.

Fazën e parë kualifikuese, Kombëtarja jonë e kaloi me sukses duke shënuar dy fitore ndaj Britanisë së Madhe.

Djemtë e Kombëtares sonë presin përkrahje të madhe nga shikuesit në tentim për të arritur suksesin historik.

koshandball #worldchampionship #qualifiers

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts