Sekuestrohen 60 kilogramë marijuanë në Ferizaj, arrestohen 4 persona

auto 1781801166

Pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt, ku janë sekuestruar rreth 60 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve një shtetas i Republikës së Kosovës, dy shtetas të Republikës së Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 3 lidhur me nenin 275 par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts