Lajmi për vdekjen e Talbott u konfirmua nga familja e tij. Ai ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e tij në East Hampton të New Yorkut, pas një sëmundjeje të gjatë.
Talbott kishte ndërtuar një karrierë të gjatë në gazetari dhe diplomaci. Për 21 vjet punoi në revistën amerikane Time, ku u mor kryesisht me çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimet politike.
Në vitin 1994 iu bashkua administratës së presidentit Bill Clinton, ku shërbeu si zëvendëssekretar i Shtetit deri në vitin 2001. Gjatë kësaj periudhe ishte i përfshirë në politikën e jashtme amerikane, përfshirë çështjet që lidhen me Ballkanin.
Pas përfundimit të angazhimit në administratën amerikane, Talbott vazhdoi aktivitetin në fushën e politikës ndërkombëtare. Nga viti 2002 deri më 2017 drejtoi institutin Brookings, një nga organizatat e njohura për hulumtime dhe analiza të politikave publike.
Vdekja e tij shënon fundin e karrierës së një prej figurave të njohura të diplomacisë dhe gazetarisë amerikane.


Leave a Reply