Kurti merr pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Samiti po mbahet më 27 nëntor në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Takimi zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Së bashku drejt Evropës”, ndërsa në fokus janë reformat ekonomike, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian.

Një nga temat kryesore të diskutimit është zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Evropian synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe përafrimin e vendeve të rajonit me tregun e përbashkët evropian.

Në samit marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi në Tiranë vjen pas samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel më 25 nëntor, ku u diskutuan perspektiva evropiane dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *