Gjilani ndan 171,200 euro për 1,084 fermerë, shpërndahen 200 tonë farë gruri dhe 140 tonë pleh

Përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Komuna e Gjilanit ka realizuar shpërndarjen e inputeve bujqësore për fermerët përfitues, në kuadër të programit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë program janë shpërndarë gjithsej 200 tonë farë gruri dhe 140 tonë pleh artificial.

Kjo mbështetje pritet të mundësojë mbjelljen e rreth 800 hektarëve tokë bujqësore, duke synuar lehtësimin e kostove për fermerët dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Komuna ka bërë të ditur se përkrahja e fermerëve dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë mbeten pjesë e angazhimeve të saj për fuqizimin e ekonomisë lokale.

Përfituesit do të kenë mundësi t’i përdorin këto materiale për procesin e prodhimit bujqësor dhe mbjelljen e grurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *