ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë rritet për 6.1 për qind brenda një viti

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit të publikuar nga ASK-ja, në periudhën korrik-shtator 2026, kostot e ndërtimit janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Rritja më e madhe tremujore është regjistruar te energjia me 4.9 për qind, e ndjekur nga pagat me 3.3 për qind dhe transporti me 1.7 për qind.

Ndërkohë, kostot e tjera janë rritur për 1.4 për qind, ndërsa materialet ndërtimore për 1.1 për qind. Te makineritë është regjistruar rënie prej 0.4 për qind.

Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025, rritja më e madhe është vërejtur te transporti me 13.1 për qind dhe pagat me 9.7 për qind.

Rritje janë shënuar edhe te kostot e tjera me 7.3 për qind, materialet me 5.4 për qind dhe energjia me 3.3 për qind. Ndërkaq, makineritë kanë shënuar rënie prej 0.6 për qind.

Të dhënat tregojnë se ndërtimi në Kosovë po përballet me rritje të vazhdueshme të kostove, veçanërisht në kategoritë e transportit, pagave dhe materialeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *