Arrestohet një gjerman i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

auto arrested man handcuffs handcuffed hands 1071427923 ad85041775382823

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, sektori FAST, pas pranimit të informatave në rruge operative, në Prishtinë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, F.R shtetas Gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Personi i arrestuar, kërkohej për veprën penale ‘’Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike’’ e dënueshme sipas ‘Kodit Penal Gjerman’.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts