SC Gjilani e mbyll sezonin me fitore ndaj Prishtinës së Re, fokus i menjëhershëm te sezoni i ri

IMG 0133

SC Gjilani e ka mbyllur sezonin kampional me fitore, pasi në ndeshjen e fundit triumfoi ndaj Prishtina e Re me rezultat 3-2. Skuadra prishtinase tashmë e kishte humbur statusin e anëtarit të elitës dhe do të garojë në një kategori më të ulët në sezonin e ardhshëm, ndërsa kuq e bardhët e shfrytëzuan këtë ndeshje për ta mbyllur kampionatin me tre pikë të plota.

Gjilanasit e përfundojnë edicionin me 14 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje, duke grumbulluar gjithsej 51 pikë. Edhe pse sezoni nisi me pritje të mëdha dhe me rezultate që e mbanin ekipin pranë kreut të tabelës, vazhdimësia nuk ishte në nivelin e dëshiruar.

Në pjesën e dytë të kampionatit, SC Gjilani pësoi një rënie në formë dhe humbi pikë të rëndësishme në përballje me skuadra që në letër konsideroheshin më të dobëta. Pikërisht këto rezultate ndikuan që ekipi të largohej gradualisht nga gara për pozitat më të larta dhe të mos arrinte objektivat që ishin vendosur në fillim të sezonit.

Megjithatë, përfundimi i kampionatit ka sjellë menjëherë fokusin te e ardhmja. Drejtuesit e klubit kanë nisur punën për afatin kalimtar dhe tashmë po bëhen përgatitjet për një sezon që synohet të jetë shumë më ambicioz. Lëvizjet e para në merkato kanë filluar, ndërsa priten edhe përforcime të tjera në javët në vazhdim.

Deri në fillimin e edicionit të ri, “Skifterat” do të kenë kohë të analizojnë gabimet e këtij sezoni dhe të punojnë për t’i eliminuar ato. Me një projekt të ri dhe me synime të qarta, SC Gjilani po përgatitet për një sezon bombastik, me shpresën se do të rikthehet fuqishëm në garën për kreun e futbollit kosovar.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });