Plot shtatë skuadra kosovare në garat evropiane

FB IMG 1782841692392

Federata e Hendbollit e Kosovës do të prezantohet me plot shtatë skuadra në edicionin 2026/2027 të kupave evropiane.

Shtatë prej tetë skuadrave e kanë shfrytëzuar të drejtën që të paraqiten për gara kontinentale të edicionit të ardhshëm. Të gjitha do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Te hendbollistët, pos kampionit, Kastriotit të Ferizajt, janë paraqitur për Kupën Evropiane edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës.

Të gjitha skuadrat do të synojnë prezantim dinjitoz dhe hap para sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts