Leon Thaqi – i treti në Sofje

FB IMG 1770537667363

Atleti Leon Thaqi ka shënuar rezultat të mirë në garën Open Athletic Meeting që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Në profilin e Federatës Atletike të Kosovës, shkruan: Rekord i Kosovës – Vrapim 400m në Sallë – Leon Thaqi – 48.69 – 7 Shkurt 2026 në Sofia – Bullgari

Ndërsa trajneri i KA Rogana, Zijadin Kryesiu, tha se: Leon Thaqi i treti në 400 metra, rezultati 48:69 rekord shtetëror i sallave. 

Leoni bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ku në mesin 20 garuesve arriti të ngjitet në top tre më të mirët e mitingut,

Ai ishte në baterinë e pestë, çdo bateri kishte nga katër atletë mbase Asics Arena ka vetëm katër korsi për dallim nga ato standarde që janë me gjashtë Korsi”, ka shkruar Zijadin Kryeziu, trajner i KA Roganës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts