Mbahet festivali ballkanik i teatrit „KU-FEST“ në Kumanovë

FB IMG 1787991269912

Kumanova nga 31 gushti deri më 5 shtator do të jetë qendër e jetës teatrale dhe kulturore në rajon, falë edicionit të tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit „KU-FEST“.

Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje teatrale nga katër vende: Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Serbia.

Përveç shfaqjeve, programi është pasuruar edhe me dy mbrëmje muzikore.

Është paraparë edhe një ligjëratë-punëtori edukative për fëmijë me temën „Magjia e teatrit“.

Në mbrëmjen e fundit do të ndahen gjithsej shtatë çmime të festivalit, përfshirë edhe çmimin special për aktorin më të mirë.

Për fituesit do të vendosë një juri profesionale prej tre anëtarësh: Leonora Kaliqi, Zejadin Murtezi dhe Robert Ristov.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts