Fisnik Asllani: Kualifikimi në Botëror është dhurata më e mirë për Kosovën

auto fisnik asllani1774201457

Ylli i Hoffenheim, Fisnik Asllani, ka deklaruar se kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e madhe për të gjithë tifozët e Kosovës.

Tashmë vetëm pak ditë ndajnë “Dardanët” nga përballja vendimtare ndaj Sllovakisë, ku një fitore do ta çonte Kosovën në finalen e madhe që do të zhvillohej në Prishtinë ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.

toggle menu

Fisnik Asllani: Kualifikimi në Botëror është dhurata më e mirë për Kosovën

Fisnik Asllani: Kualifikimi në Botëror është dhurata më e mirë për Kosovën

18:43, 22/03/2026

Ylli i Hoffenheim, Fisnik Asllani, ka deklaruar se kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e madhe për të gjithë tifozët e Kosovës.

Tashmë vetëm pak ditë ndajnë “Dardanët” nga përballja vendimtare ndaj Sllovakisë, ku një fitore do ta çonte Kosovën në finalen e madhe që do të zhvillohej në Prishtinë ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.

Lexo edhe:

U përplas fizikisht me presidentin, klubi shkarkon trajnerin

Në një intervistë për “Sport Bild”, Asllani u shpreh se emocionet janë të jashtëzakonshme dhe pritshmëritë e tifozëve janë shumë të mëdha.

“Ky do të ishte momenti më i madh që mund t’i ndodhë vendit tonë. Nuk përshkruhet me fjalë. Kam marrë aq shumë mesazhe muajt e fundit dhe të gjithë thonë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e bukur për ne”, deklaroi sulmuesi.

Megjithatë, ai theksoi se sfida ndaj Sllovakisë do të jetë tepër e vështirë, sidomos duke pasur parasysh formën e kundërshtarit, i cili së fundmi ka mposhtur edhe Gjermaninë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Nuk ka më kundërshtarë të lehtë në nivel kombëtaresh. Të gjithë japin maksimumin dhe luajnë me zemër. Ne kemi cilësi dhe shanset tona janë reale”, shtoi ai.

Në fund, i pyetur se kush do të ishte më krenar në rast kualifikimi historik, Asllani u përgjigj me humor: “Babai im, pa dyshim. Edhe unë do të isha shumë krenar, por ai edhe më shumë”.

Kujtojmë se Fisnik Asllani pritet t’i bashkohet Kosovës pas angazhimeve me Hoffenheimin, ndërsa sfida ndaj Sllovakisë pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts