Kosova ka shënuar 32 pikë për pjesëmarrje publike në proceset buxhetore, ku vlerësohen mundësitë formale që u ofrohen qytetarëve për të marrë pjesë në faza të ndryshme të procesit buxhetor.
Sipas raportit, pjesëmarrja publike në Kosovë – OBS 2025
Ky është rezultati më i lartë në rajon, kryesisht falë dëgjimeve buxhetore në komuna.
Megjithatë, në nivel qendror dhe në kuvend, dëgjime të tilla me qytetarë apo akterë të shoqërisë civile ende mungojnë.
Derisa janë dhënë edhe këto rekomandime kryesore:
Të përfshihen qytetarët në monitorimin e zbatimit të buxhetit.
Të zgjerohet pjesëmarrja e qytetarëve në nivel qendror (jo vetëm lokal).
Të angazhohen grupet e nën-përfaqësuara.
Kuvendi të lejojë dëgjime publike me qytetarë dhe OShC për buxhetin dhe raportin e auditimit.