Edhe këtë vikend parashihet të mbretëroi mot i paqendrueshëm, me diell, vrabësira e vende vende me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën (sot) do të jetë mot i vranët, me intervale me diell.
Derisa do të ketë vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 2–5°C dhe ato maksimale: 8–12°C.
Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Derisa të dielen pritet të jetë mot i vranët, me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 1–4°C, derisa temperaturat maksimale: 7–11°C.
💨 Era: nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.