Lajm i mirë për Shqipërinë, Armando Broja rikthehet në stërvitje

auto broooo1773255136

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit të Burnley-t, duke dhënë një sinjal pozitiv pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime. Lajmi për rikthimin e tij në grup vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, ndërsa pritet që ai të jetë sërish një alternativë për trajnerin.

Rikuperimi i sulmuesit shqiptar ka ecur sipas planit dhe ai ka nisur të punojë normalisht me skuadrën. Madje, ishte paralajmëruar se pas kësaj jave mund të jetë gati për ndeshjet e radhës, ndërsa programi i ekipit rezervon përballjen me Bournemouthin.

Megjithatë, data më e mundshme për ta parë sërish në fushë mund të jetë 21 marsi, kur Burnley do të përballet me Fulhamin. Pikërisht në këttë takim Broja mund të marrë minutat e para pas rikthimit, nëse gjithçka shkon sipas planit në ditët në vijim.

Fotot e publikuara nga klubi i Premier League tregojnë sulmuesin shqiptar duke u stërvitur me skuadrën, një zhvillim që shton opsionet për trajnerin Sylvinho, i cili ndjek me vëmendje gjendjen e futbollistëve të Kombëtares.

Prej kohësh, Broja ka pasur vështirësi për shkak të dëmtimeve dhe problemeve me formën fizike, të cilat e kanë mbajtur larg fushës për periudha të ndryshme. Megjithatë, rikthimi në stërvitje është një sinjal shumë pozitiv.

Ndërkohë, ndeshja e Kombëtares shqiptare ndaj Polanisë është vetëm dy javë larg dhe gjithçka lë të kuptohet se ftesa nga trajneri Sylvinho mund të vijë. Broja mbetet futbollisti i vetëm i Kombëtares që aktivizohet në Premier Ligë dhe në një moment kur Mirlind Daku dhe Rey Manaj përballen me probleme fizike, rikthimi i tij është një lajm shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts