Drita ‘shkëlqen’ në pjesën e dytë, por e pëson në shtesë nga Celje

auto Screenshot 2026 02 19 2248311771538641

Drita u mposht 3-2 nga Celje në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë play off të Conference League. Kampionia në fuqi e Kosovës tregoi forcë dhe vendosmëri duke rikuperuar dy gola (2-2), por në shtesë pësoi fatekqësisht golin e tretë.

Celje e nisi ndeshjen në mënyrë dominante, duke shënuar që në minutën e 19’ me Ivan Calusic, i cili pas një kthimi të portierit gjeti rrjetën për 0-1. Vetëm 22 minuta më vonë, Darko Hrka asistoi për Milot Avdylin, që me qetësi dhe saktësi e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës, duke thelluar avantazhin në 0-2.

Por Drita nuk u dorëzua. Në pjesën e dytë, trajneri bëri ndryshime të rëndësishme: Blerim Krasniqi dhe Liridon Balaj u hodhën në fushë dhe reagimi nuk vonoi.

Në minutën e 59’, Balaj asistoi për Krasniqin, i cili nuk pati problem ta dërgonte topin në rrjetë për 1-2, duke ndezur shpresat e ekipit vendas.

Vetëm 16 minuta më vonë, Balaj pati fatin dhe aftësinë të shënonte vetë pas asistit të Vesel Limajt, duke barazuar 2-2.

Por nuk ishte e thënë që Drita të merrte rezultat pozitiv: në minutën e katër shtesë, Poplatnik realizoi golin e fitores për miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts