Kampionati Mesdhetar mbahet në prishtinë, marrin pjesë 12 shtete

FB IMG 1770538138230

Edhe dy ditë deri te fillimi i Kampionatit Mesdhetar

Federata e Hendbollit e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Kjo ngjarje e rëndësishme zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa fillon të hënën.

Tashmë gjyqtarët e ndeshjeve dhe delegatët kanë arritur në Prishtinë, ndërsa sot fillon edhe ardhja e ekipeve kombëtare.

Plot 12 Kombëtare do të paraqiten në këtë ngjarje mesdhetare.
Të kujtojmë që Kampionati Mesdhetar fiton në peshë për shkak të Lojërave Mesdhetare që në vitin 2030 mbahen në Prishtinë.

Kombëtarja jonë ka mbajtur disa grumbullime përgatitore për Mesdhetar. Ndërkohë është grumbulluar që nga e hëna e kaluar në Prishtinë për përgatitje finale.

Ngjarja megjithatë vlerësohet shumë sfiduese për vajzat tona.

Kampionati Mesdhetar hapet me ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës, që fillon në ora 9:00. Më pas në program janë edhe pesë ndeshje të tjera: Turqia – Mali i Zi (10:30), Rumania – Bullgaria (12:00), Kroacia – Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut – Italia (15:00), Sllovakia – Greqia (16:30).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts