Humbi jetën në aksident, identifikohet adoleshenti shqiptar

auto KLEVIS KALIU1778956048

Një 19-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në Monopoli, ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto.

Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, i cili ndodhej në sediljen e pasme të një Mercedes-i që, për shkaqe ende nën hetim, është përplasur me një Toyota Auris.

Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i Mercedes-it ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur disa mjete të parkuara në zonë. Edhe Toyota, e drejtuar nga një vajzë e re me origjinë të huaj dhe prej kohësh rezidente në Monopoli, ka përfunduar duke u përplasur me një furgon Citroën të parkuar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, përfshirë dy ambulanca të 118, zjarrfikësit e Monopolit, si dhe forcat e Guardia di Finanza dhe karabinierët e njësisë operative dhe radiomobile.

Mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë 19-vjeçarit në vendngjarje, duke i bërë masazh kardiak, ndërsa më pas ai është transportuar me urgjencë në spitalin ‘San Giacomo’. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Lëndime të lehta kanë pësuar edhe drejtuesja e Toyota-s dhe një pasagjer tjetër i Mercedes-it. Rruga është bllokuar për disa orë për të mundësuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve procedurale nga autoritetet.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts