, ,

Ambasada e Turqisë, feston 103-vjetorin e Republikës

Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka festuar 103-vjetorin e Republikës së Turqisë.

I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ambasadori Babur Hizlan, ka orgamizuar pritje, ku u kremtua me entuziazëm dhe krenari të madhe së bashku me miqtë vendës.

“Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë me respekt, mirënjohje dhe nderim të thellë themeluesin e Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal Atatürk, si dhe të gjithë heronjtë e Luftës sonë për Pavarësi”n, tha ambsadori Babur Hizlan.

Në festë ishin presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, si dhe ministra, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues politikë dhe shumë të ftuar tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *