Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Kushtetueses të japë qartësi të plotë

850x600 kurtiiii 600x360 11772534523

Qeveria e Kosovës, është deklaruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në komunikatën e qeverisë thuhet se: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes.

“Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve”, thuhet në komunikatën e qeverisë

Më tej qeveria vlerëson se për tre javë janë në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.

“Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts