sotpost.com ka mësuar se zyra e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit do të zhvendoset së shpejti në një hapësirë të re pune, konkretisht në ish-objektin e Teknikës Popullore, i cili së fundmi ka kaluar në një proces restaurimi të plotë.
Burime të redaksisë konfirmojnë se ndërtesa historike është restauruar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një investim që arrin afërsisht 200 mijë euro. Punimet restauruese kanë synuar ruajtjen e vlerave arkitekturore dhe rikthimin e funksionalitetit të objektit, duke e bërë atë të përshtatshëm për institucione publike.
Megjithëse data e saktë e zhvendosjes nuk është bërë ende publike, konfirmimi nga redaksia jonë tregon se procesi pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt. Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt shfrytëzimit të objekteve të restauruara dhe rikthimit të tyre në funksion të qytetit.
Zhvendosja e zyrës së kryetarit në këtë objekt pritet të sjellë një dimension të ri institucional në një ndërtesë me vlerë historike, duke e integruar trashëgiminë kulturore me administratën moderne lokale.
SOT Post