Atletja Gresa Bakraçi, ka shënuar rezultat të mirë në garën Open Athletic Meeting që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Ajo ka shkruar në profilin e saj: rekord kombëtar. Janar: rekord. Shkurt: një tjetër (vendi i 🥇 në takim, Bullgari).
Ndërsa në profilin e Federatës Atletike të Kosovës, shkruan:
Rekord i Kosovës – Vrapim 3000m në Sallë – Gresa Bakraçi – 9:31.15 – 8 Shkurt 2026 në Sofia – Bullgari.