Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.
Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Sipas burimeve mësohet se i arrestuari Notaristefano, është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.
Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve në vendin fqinj është Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i cili akuzohet për rekrutimin e të rinjve për t’i dërguar në Tiranë për të mashtruar mijëra italianë.
Ndër menaxherët e këtyre Call Centerave mashtrues, që u kthyen në Itali pas operacionit në Shqipëri, thuhet se është Carmine Vicinanza, djali i Alfonso-s.
Për të vjedhur kursimet e mijërave qytetarëve evropianë, sidomos atyre italianë, niste nga këto zyra në kullat në qendër të Tiranës mashtrimi i gjoja investimit online. Sipas hetimeve, nga 20 deri në 30 milionë euro në muaj dyshohet se arrinte të grabiste grupi kriminal.
Mashtrimi niste me një telefonatë të një gjoja konsulenti të ‘fininvest’ që premton fitime të lehta me një investim minimal prej 250 eurosh.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal. Në kërkim janë tre vëllezërit: Agim, Alfred e Arjan Prekaj.
Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit 2026 në kryeqytet kur u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.
Masat e GJKKO-së:
-Remir Gjoligaj – arrest me burg
-Endri Gjata – arrest me burg
-David Qerimi – arrest me burg
-Elis Merkaj – arrest me burg
-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
-Odeas Kuqi – arrest me burg me afat 20 ditë
-Hysen Xhepexhiu – arrest me burg
-Klaudio Kaçupi – arrest meBurg