Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026

850x600 IMG 36711771000009

Seanca për Projektbuxhetin 2026, është shtyrë për të hënën, në orën 10:00.

Vendimi erdhi pas konsultës së Kryeparlamentares Albulena Haxhiu me shefat e grupeve parlamentare, meqë opozita kritikoi procedurën e ndjekur për këtë projektligj.

Haxhiu, deklaroi se leximi i parë është paraparë për të hënën, teksa leximi i dytë për të premten.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, i kërkoi Qeverisë tërheqjen e projektligjit.

“Tërhiqeni dhe sillne pas tri dite, jeni të bindur që kemi me ia votu që të hyjë në procedurë të përshpejtuar”, deklaroi Hamza.

Ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk  e mbështesin meqë katër ministra nuk kanë buxhet fare.

Kritikoi edhe mospraninë e Kryeministrit Albin Kurti në seancë, për ligjin më të rëndësishëm.

“Bëhuni më serioz. Jepuni kohë deputetëve ta lexojnë tri-katër ditë. Përshtateni me kabinetin tuaj fillimisht. Përshtateni me komunat. Prishtina e ka miratuar buxhetin qe sa kohë, por ju nuk e keni në buxhet. Është mirë me qenë edhe zoti i shtëpisë këtu, kryeministri”, deklaroi Abdixhiku.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sqaroi se ai ndodhet në Munich për Konferencën e Sigurisë.

Nga AAK vlerësuan se nuk është urgjencë miratimi i buxhetit sot, duke kujtuar vendimin e djeshëm për zgjatje buxhetore edhe për muajin mars.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, premtoi rishikim të buxhetit muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts