Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për takim drejtuesve të tri partive opozitare parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.
Kabineti i Kurtit ka konfirmuar për median se ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit zyrtar të rezultateve zgjedhore.
