Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndryshuar foton e profilit dhe kopertinën në rrjetet sociale, duke vendosur imazhe me flamingo rozë. Veprimi po interpretohet si një ironizim ndaj protestuesve dhe thirrjeve për “revolucion”, të cilat kanë dominuar debatin politik ditët e fundit në Shqipëri.

Në profilin e tij, Rama ka zëvendësuar fotografinë personale me një flamingo, ndërsa edhe kopertina paraqet një tufë flamingosh në nuanca rozë. Ndryshimi vjen në një kohë tensionesh politike dhe reagimesh të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetësit dhe kritikët po i japin interpretime të ndryshme simbolikës së zgjedhur nga kreu i qeverisë shqiptare.
