Ekipi i FSK-së shkon në Gaza për të inspektuar zonën ku do të veprojë

850x600 IMG 71901777193905

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dërguar një ekip në Gaza me qëllim realizimin e rikonicionit të zonës ku pritet të operojnë trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas FSK-së, komandanti i saj, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka autorizuar këtë vizitë për të bërë vlerësimin paraprak dhe për të koordinuar aktivitetet e dislokimit të kontingjentit të FSK-së në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

:Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktivititeteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike”, thuhet në komunikatë.

FSK thekson se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vepruar sipas standardeve ndërkombëtare të misioneve paqeruajtëse.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });