Pas zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqikut, nënkryetarit të komunës për komunitete Kadir Hyseinit, janë caktuar edhe drejtoreshat dhe drejtorët e të cilët pritet gjatë javës të nisin punën edhe zyrtarisht (emrat e njohur për redaksinë).
Sotpost.com, mëson se katër nga drejtorët (LVV), do të vazhdojnë punën: Shërbime Publike e Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bujqësi dhe Kulturë, Rini e Sport.
Tre të tjerë janë për subjektet në koalicion BNA- Inspeksioni, Guxo-Zhvillimi Ekonomik dhe Vatra- Administrata e Përgjithshme.
Derisa 5 drejtorit tjera, pritet të udhëhiqen nga drejtoresha e drejtorë të rinj: Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Buxhet e Financa, Arsimi, Urbanizmi e Planifikimi Hapësinor dhe Gjeodeia dhe Kadastri.