DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

auto Screenshot 2026 04 24 114051 11777024335

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Kosovën për qëndrimin e saj të qartë kundër terrorizmit. Vlerësimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.

Byroja për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka theksuar se ky hap shihet si një tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.

Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, shkruan DASH në platformën X.

Në mbledhjen e së hënës, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (Islamic Revolutionary Guard Corps -IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

“Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës”.

“IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts