Departamenti i Shtetit ka përditësuar hartën e vendeve më të rrezikshme për amerikanët në botë.
Përditësimi vjen pas nisjes së konfliktit në Iran.
Ky vend është përfshirë në nivelin 4 të destinacioneve, çka do të thotë se nuk këshillohet udhëtimi.
Në këtë nivel përfshihen edhe vende të tjera si Koreja e Veriut, Iraku, Libani, Rusia, Bjellorusia, Afganistani, etj.
Ndërkohë në nivelin 3, ku amerikanëve u kërkohet të rishqyrtojnë udhëtimin, janë përfshirë edhe vendet që janë prekur nga konflikti me Iranin.
Mes tyre spikat Izraeli, Bahreini, Qiproja, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite, Katari, etj.
Ndërkohë Kos9va dhe Shqipëria janë në nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar.
Bashkë me Kosovën në këtë nivel janë edhe vende si Shqipëria, Serbia, Bosnja, Turqia, etj.
Ndërkohë në nivelin 1 janë vende ku amerikanëve u sugjerohet kujdes normal.
Këtu përfshihen vende si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Rumania, etj.