U sulmua nga shqiptari në qelinë e tij/ Ndërron jetë i burgosuri në Gjermani

auto burg1777968762

Një i burgosur gjerman dyshohet se u sulmua nga një i burgosur shqiptar në një qeli burgu. Pothuajse një vit e gjysmë më vonë, viktima tani ka ndërruar jetë. Vdekja e tij ngre pyetje.

Një i burgosur në qendrën korrektuese Straubing në Gjermani ka vdekur gati një vit e gjysmë pas një sulmi nga një i burgosur tjetër.

Në dhjetor 2024, një i burgosur tjetër dyshohet se e sulmoi gjermanin 46-vjeçar në qelinë e tij.

Të burgosurit të tjerë e gjetën burrin e plagosur dhe kërkuan ndihmë. 46-vjeçari u dërgua në spital.

Sipas raportimeve, ai mbeti i shtruar në spital dhe vdiq më 2 maj.

Policia ka njoftuar se zyra e prokurorit publik të Regensburgut ka ngritur akuza kundër të dyshuarit 43-vjeçar shqiptar me dyshimin për vrasje të mbetur në tentativë.

Hetuesit tani do të përcaktojnë nëse sulmi, i cili ndodhi një vit e gjysmë më parë, ishte shkaku i vdekjes së 46-vjeçarit.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts