Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale

850x600 kurtiiii 600x360 11772534523

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Speciales për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale.

Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje ne dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë.

Ai ka  kritikuar zvarritjen e proceseve gjyqësore nga Specialja.

“Në vend se të kemi gjykata normale kemi një gjykatë speciale e cila i vonon vendimet”, ka deklaruar Kurti.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts