Napolit i rikthehet Amir Rrahmani, gati për start pas dy muajsh mungesë

auto rrahmani1776782803

Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave, Amir Rrahmani është gati të rikthehet si titullar për Napolin, duke i dhënë fund një mungese prej afro dy muajsh për shkak të lëndimit.

Qendërmbrojtësi i Kosovës u dëmtua më 15 shkurt në përballjen ndaj Romës, duke humbur shtatë ndeshje radhazi. Ai u grumbullua në sfidën e fundit kundër Lazios, por nuk mori minuta, edhe pse ishte pranë aktivizimit.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Rrahmani pritet të rikthehet menjëherë në formacionin titullar në ndeshjen e së premtes ndaj Cremoneses.

Ky sezon ka qenë i vështirë për 32-vjeçarin, i cili ka pësuar disa lëndime.

Përveç dëmtimit të fundit, ai kishte munguar edhe më herët në janar për disa ndeshje, ndërsa lëndimi më i rëndë erdhi në shtator gjatë ndeshjes së Kosovës me Zvicrën në Basel, ku mungoi për 11 takime.

Rikthimi i Rrahmanit konsiderohet një përforcim i madh për Napolin në këtë fazë të sezonit, sidomos për stabilitetin në repartin difensiv.

Napoli do të kërkojë rikthimin te fitoret në sfidën ndaj Cremoneses, që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me fillim nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts