Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux, Aron Kerekgyarto, sekretar i parë dhe atashe për ekonomi dhe Mirdita Bicaj, zyrtare për ekonomi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se gjatë takimit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe shtetit hungarez, me fokus në fushat e ekonomisë, arsimit dhe projekteve zhvillimore.
“Mirënjohës për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar bashkë në projekte konkrete për qytetarët e Gjilanit”, tha Alban Hysnei.
Nga ana tjetër ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Dux, falënderoi të parin e komunës për pritjen, duke premtuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin tonë zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim, ekonomi dhe fusha tjera”, tha ambsadori Dux.
Ambasadori, tregoi se në takim u diskutua edhe partneriteti i mirë ndërmjet Hungarisë dhe Komunës së Gjilanit i ndërtuar ndër vite.
“U bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, përfshirë programet e bursave për studentët dhe mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjë komunë të krahasueshme në Hungari”, tha Laszlo Istvan Dux.
Po ashtu u theksua se një bashkëpunim i tillë mund të bazohet në një agjendë vjetore të vizitave reciproke, shkëmbimit të ekspertizës komunale, programeve rinore dhe kulturore, si dhe bashkëpunimit praktik në zhvillimin lokal.