Harta rajonale e produktivitetit të punës, Kosova renditet e treta

auto uk1777286832

Produktiviteti i punës në Ballkanin Perëndimor (vlera e prodhimit për punonjës) shfaq dinamika të ndryshme në secilin shtet, duke reflektuar modelet e zhvillimit, ku Kosova renditet e treta për një efikasitet të vlerës së punës, teksa kryesojnë Mali i Zi dhe Serbia.

Ndërsa pas mbeten Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe e fundit Shqipëria.

Sipas analizës së ekspertëve të Vjenës, Kosova paraqitet me një performancë solide me 44,970 euro për punonjës, duke arritur në 55% të mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut ndjek me 43,810 euro në 2024 ose 53% e mesatares së BE-së. Maqedonia rriti vlerën e punës me anë të krijimit të Zonave të Lira Ekonomike, të cilat kanë thithur investime nga industria a automative.

Ndërsa Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Europë dhe për këtë arsye pa një rritje të shpejtë të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të kontraktuara (BPO). Këto janë punë me produktivitet të lartë, ku një i ri me një kompjuter gjeneron vlerë shumë më të madhe monetare sesa një punëtor në bujqësi apo ndërtim.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts