Është mbajtur Turneu Diplomatik i Padelit, në bashkëpunim me Ambasadelën e Malit të Zi në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.
Ky aktivitet mblodhi përfaqësuesë nga ambasada të ndryshme në Kosovë, përfshirë ato të Gjermanisë, Austrian, Suedisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Hungarisë, etjera.
Po ashtu, të pranishëm ishin përfaqësues nga organizata ndërkombëtare si UNDP dhe UNMIK, si dhe nga institucionet vendore dhe komuniteti i biznesit e medias në Kosovë.
Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, tha se kjo ka ndikim në rritjen e bashkëpunimit me institucionet.
“Po ashtu edhe promovojnë sportin si një segment tërëndësishëm të zhvillimit rajonal”, tha ambsadori Çobaj.
Padyshim që bashkëpunimet e tilla forcojnë dhe thellojnë marrëdhëniet tona bilaterale, por po ashtu edhe promovojnë sportin si një segment të rëndësishëm të zhvillimit të Rajonit në tërësi” – theksoi Bernard Çobaj.
Turneu përfaqësoi një hap të rëndësishëm në forcimin e diplomacisë sportive, duke shërbyer si një platformë që bashkon komunitetin ndërkombëtar dhe atë vendor përmes sportit.
Në të njejtën kohē, ai kontribuon në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të padelit në Kosovë, një sport që po njeh rritje të shpejtë dhe interes gjithnjë në rritje.
Ngjarje të tilla dëshmojnë se përmes sportit mund të ndërtohen ura bashkëpunimi, teëforcohen marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të krijohen mundësi të reja për zhvillim të përbashkët në të ardhmen.
Urime Emma Hojer & Ahmed Hamada per vendin e pare, me performance shume te mire gjate turneut.
Përgëzime edhe për finalistët Nuno Queiros & Hubert Perr për vendin e dytë dhe ndeshjet shumë cilësore.