Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit’/ Ushtria Amerikane: Nis pastrimi i minave

auto 900 0 1775929578xussu 4211775931725

Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar se ka nisur operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime dypalëshe në Pakistan.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ushtria Amerikane bëri të ditur se anijet USS Frank E. Petersen dhe USS Michael Murphy kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit si pjesë e një ‘misioni më të gjerë për të siguruar që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga minat detare’, të cilat pretendohet se janë vendosur nga IRGC-ja.

SHBA dhe Irani kanë nisur sot bisedime direkte në Islamabad të Pakistanit.

Ndonëse të dyja palët kanë mbajtur qëndrime të forta në tryezë, raportohet për disa sinjale pozitive në çështje kyçe, përfshirë tensionet e lidhura me sulmet izraelite ndaj Libanit, çështjen e zhbllokimit të aseteve iraniane, si dhe diskutimet mbi sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts